LAJMET E FUNDIT
ONN.NETWORK
The Charismatic Luana Vjollca. A Self Made Woman Through Talent And Hard Work!
2017 - 2018
Vetëm sharmante, tunduese dhe seksi para kamerës? Sigurisht që jo. Shumë më shumë se sa kaq përbëjnë personalitetin kompleks të një ndër divave në rritje të ekranit të vogël shqiptar. Hijeshija e saj, është vetëm cipa e jashtme e një profesioniste elokuente, energjike, të çlirët dhe plot kreativitet, në një miks që mund të përmbildhet në fjalën fantastike.
Po, Luana Vjollca është fantastike dhe ideali mes bukurisë dhe inteligjencës së një femre. Por asgjë nuk mbërrihet nga hiçi, aq më pak suksesi. Ky kërkon shumë dëshirë të fortë për t'i parë ëndrrat realitet dhe aspirata të larta për të mos u mjaftuar kurr me destinacionin e mbërritur. E për këtë si për çdo pritshmëri ambicioze në jetë, duhet durim, sakrificë, vetmohim dhe punë, punë, punë.
ArkivaNews
Një shembull i padiskutueshëm suksesi, por si i frymëzon të gjithë Luana Vjollca
Rompipallone.it
Luana e Marina Vjollka, le due sorelle che tifano Albania e stanno facendo impazzire un Paese

BIOGRAFIA
Luana Vjollca është e njohur si moderatore në programe të ndryshme, në një nga televizionet publikë, shqipfolës dhe si këngëtare.
Sinopsi
U lind në 2 Shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Syri i publikut e kapi fillimisht në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” dhe do t`i rikthehej edhe muzikës, pasionit të hershëm. Në sezonin televiziv që sapo u mbyll, Luana pati emisionin e saj Prime Time në Top Channel, “Pa limit”.
Fëmijëria dhe studimet
Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë. Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj. Luana ka studiuar kanto për dy vite, që kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta do të zgjidhte diçka larg artit siç është ekonomia. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.
Karriera në televizion
Kulmin e karrierës në televizion do ta shënonte „Shiko kush luan“. Programi i humorit do të shfaqej Prime Time, nën moderimin e Luana Vjollcës përgjatë gjithë sezonit televiziv të 2018-ës. Pervec se moderatore, Luana u shfaq para publikut te gjere edhe si bashke-autore e ketij programi. "Pa limit" ishte po ashtu nje program shume i suksesshem, i transmetuar gjate gjithe sezonit televiziv te vitit 2017, ne Top Channel. Emisioni derivoi nga një rubrikë e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si një program më vete. Edhe në “E Dielli” rubrika moderohej nga Luana.
Në të njëjtin program moderatorja ndër vite ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.
Është e gjatë lista e pjesëmarrjes në programe të ndryshme, në të cilat më së shumti ka qenë protagoniste.
Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi. Për 6 vite Luana dilte çdo mbrëmje pas edicionit qëndror të lajmeve në “Top Channel” për të prezantuar motin, nga 2009-ta deri në 2015-ën.
Karriera muzikore
Që nga fëmijëria do të shkëputej për disa vite nga muzika për t`u rikthyer sërish në vitin 2013 me këngën “Tërbohu” e pas saj në vitin 2014 me një baladë të shoqëruar me videoklip, të titulluar “Askush s`do ta besojë”.
Menjëherë pas kësaj daljeje, do të vinte bashkëpunimi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar gjithashtu me videoklip.
Të tjera projekte muzikore do të vinin më pas si “E jemja” e publikuar në Mars të 2015-ës dhe më pas, vetëm 4 muaj më vonë do të vinte bashkëpunimi mes saj dhe Getoarit, të dashurit të motrës së saj, Marinës. “Tirana Lifestyle” do të kishte një impakt të fuqishëm te njerëzit, aq sa do të shndërrohej në një shprehje të përditshmërisë titulli i kësaj kënge.
Në 2016-ën publikoi dy projekte muzikore në të cilat kishte zgjedhur të vinte vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, vetëm se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.
Ne 2017-ën publikoi nje projekt tjeter - "Benzina" nje kenge teper ritmike qe rezultoi ne nje sukses te vertete.
Ne 2018-ën Luana publikoi nje bashkepunim - "I dhe flake mallit tim", e cila ishte nje kenge shume e pelqyer nga publiku. Projekti tjeter i saj eshte "Vetem ty", nje tjeter kenge ritmike dhe e dashur per te gjithe.
Në tre vitet e fundit të karrierës muzikore ka ndërruar gjithsej katër menaxherë.
Luana ka qenë për 2 vite imazh i “Digitalb” dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.
Angazhimet në bamirësi
Luana nuk i ka thënë “Jo” ftesave për të marrë pjesë në evente të ndryshme bamirësie. Vizitat e saj në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë janë të shpeshta dhe ka një lidhje të ngushtë mes asaj dhe fëmijëve e sidomos vajzave që jetojnë atje. Momente të ndryshme nga takimet i ka ndarë edhe në rrjete sociale. Megjithëse ka edhe evente të tjera bamirësie të cilat jo gjithmonë i shfaq në publik.
KARRIERA NE TV
SHIKO KUSH LUAN
"Shiko kush luan" është një show argëtues që rrëmben mbrëmjet e të shtunave të shqiptarëve.
Dy skuadra me nga 3 personazhe të njohur të ekranit që ndërrohen çdo javë, me dy kapitenë si
Edi Manushi dhe Gent Hazizi, sfidojnë njëri - tjetrin për të fituar çmimin e mbrëmjes.
Përballja ndodh nën moderimin e Luana Vjollcës dhe gjithçka që mund të pritet
nga ky show është argëtimi dhe batutat e personazheve më të dashur të publikut.
PA LIMIT
Pa Limit është i vetmi format humori i bazuar krejtësisht në improvizim të atypëratyshëm.
Trupa e aktorëve, së bashku me të ftuarin VIP bëhen pjesë e lojërave të fjalëve,
dialogimit spontan, pantomimës dhe batutave te momentit,
përgjatë 90 minutave, nën moderimin e Luana Vjollcës.
SHIKO ME SHUME
E DIELL
E Diell eshte nje show televiziv javor,
ku Luana ka moderuar disa nga rubrikat me interesate
si "Duel i Heshtur", "Të çmendur pas" dhe "Pa Limit".
SHIKO ME SHUME
TOP FEST
Top Fest është një festival televiziv i muzikës moderne shqiptare
i organizuar nga stacioni televiziv Top Channel, në Shqipëri.
Edhe në këtë festival Luana ka bashkëprezantuar për disa vite
bashkë me motrën, Marina Vjollca.
SHIKO ME SHUME
SUMMER FEST
Summer Fest është një show televiziv i muzikës moderne shqiptare
i organizuar nga stacioni televiziv Top Channel, në Shqipëri.
Edhe në këtë festival Luana ka bashkëprezantuar për disa vite
bashkë me motrën, Marina Vjollca.
SHIKO ME SHUME
KONTAKT
RRJETE SOCIALE
E-Mail:
team@luanavjollca.com
contact@luanavjollca.com
booking@luanavjollca.com
IMPRINT
Acromax Media GmbH Neuer Wall 63 20354 Hamburg Deutschland Managing Director/Represented by:
Aldor Nini, VAT-ID: DE256031030 Registered at the Amtsgericht Düren / Germany, Case number HRB 5967
E-Mail: info@acromax.de
Phone: +49 40 609 44 111
Fax: +49 40 609 44 112